TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Shkurt 2023, 11:40

Takimi në Bruksel, Kurti paralajmëron BE: Kujdes me lojërat, mos respektoni vetëm interesin e Serbisë

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Bruksel, Kurti paralajmëron BE: Kujdes me lojërat, mos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës i ka dhënë një mesazh ndërmjetësuesve të dialogut Prishtinë-Beograd.

Vetëm pak ditë nga takimi i paralajmëruar në Bruksel në 27 shkurt mes tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. 

Albin Kurti kërkon prej tyre që t`i përmbahen propozimit europian dhe të mos fokusohen në “interesat e njërës palë”, duke nënkuptuar këtu Serbinë.

Kreu i ekzekutivit kosovar nuk pret zgjidhje të menjëhershme nga ky takim, por një vazhdimësi të diskutimeve dhe që të ecet mbi bazën e propozimit europian. Duke shtjelluar komentin e interesit të njërës palë, ai preku çështjen e Asociacionit, e shtoi se për gjëra të tjera nuk mund të flasin tani edhe për shkak se kjo varet nga ndërmjetësuesit perëndimorë.

“Pas të hënës, do të mund të dimë diçka më shumë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kurti.

Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, Kurti dhe Vuçiç bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës.

Këtë radhë, do të kenë në tryezë një propozim të qartë të bllokut europian lidhur normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet nëse do ta pranojnë ose jo përfundimisht planin franko-gjerman, kanë pushtuar opinionin publik në të dy krahët.

Ekspertë të ndryshme në Kosovë mendojnë se palët negociuese do të duhet të gjejnë një zgjidhje te mesme, në mënyrë që të mos përsëriten tensionet, dhe thonë se marrrëveshja me Serbinë duhet ta ketë edhe mbështetjen e popullit.

albin kurti kosova serbia

Lini një Përgjigje