TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Nëntor 2023, 15:45

Dialogu me Serbinë, Kurti: Drafti për Asociacionin më i avancuar, por s’do të thotë se jemi të kënaqur!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Serbinë, Kurti: Drafti për Asociacionin më i avancuar,

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimit më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme.

Në një prononcim para gazetarëve nga Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ai shtoi se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit, ndërsa theksoi se nuk mund të publikojë përmbajtjen e draftit e as letrës së tij me vërejtje, “për hir të konfidencialitetit”.

Për hir të konfidencialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme. Ia kam përcjellë emisarit evropian, nëpërmjet zëvendësit tim Besnik Bislimi më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër, pakrahasimisht më i avancuar, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës përsëriti se ka ofruar nënshkrimin e marrëveshjes  vetëm në kuadër të pakos dhe jo si dokumente të ndara.

Kemi thënë që pranojmë ta nënshkruajmë paketën ku bën pjesë Marrëveshja bazë, Aneksi i Zbatimit, dhe gjithashtu edhe draftin për të cilin paraprakisht kemi dërguar vërejtjet, por meqenëse në Bruksel na u tha se është urgjente normalizimi i marrëdhënieve, unë pranova ta nënshkruar me ç’rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si pjesë të paketës”, tha Kurti duke shtuar se në të ka kërkuar që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat për BE dhe të nisë rrugën e pranimit në NATO.

kurti asociacioni

Lini një Përgjigje