TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Nëntor 2023, 17:05

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak vizitë në Prishtinë, në fokus diskutimet për draft-statutin e asociacionit

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak vizitë në Prishtinë,

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të mbërrijë sot pasdite në Prishtinë.

Lajçak do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës për të diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mësohet se i dërguari i BE-së fillimisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Pjesë e axhendës janë dhe takime me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Vizita në Prishtinë zhvillohet pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

lajçak kosovë

Lini një Përgjigje