TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Gusht 2024, 19:06

Amerikanët shtojnë vizitat në Kosovë/ Pas kreut të CIA, Kurti takohet me Admiralin Munsch

Shkruar nga Pamfleti
Amerikanët shtojnë vizitat në Kosovë/ Pas kreut të CIA,
Foto nga takimi

Admirali amerikan Stuart Munsch ka mbajtur një takim ditën e sotme në Prishtinë, me kryeministrin e Kosovës Alin Kurti.

Në një njoftim Komanda e JFC Naples, thotë se ka diskutuar me Kurtin për aktivitetin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me Kryeministri  Kurti në Prishtinë, diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komandës së NATO-s.

Munsch, është takuar gjatë ditës së sotme edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas. Gjithashtu dhe ka realizuar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Lini një Përgjigje