
Një aksident është shënuar në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok.
Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, bëhet me dije se 12 nxënës kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu shoferët e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të plagosur janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në shtëpi, ndërsa njëri prej nxënësve vazhdon të marrë trajtim mjekësor
“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një makinë dhe një autobus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, shtoi Gashi.
Lini një Përgjigje