TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 09:02

Zgjedhjet 2025, Ervin Salianji voton nga burgu i Fierit 

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet 2025, Ervin Salianji voton nga burgu i Fierit 
Pamje nga votimi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e burgut të Fierit, ku aktualisht ndodhet i dënuar.

Kujtojmë se Ervin Salianji u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për çështjen e njohur si “Babalja”.

Vendimi i tij për të marrë pjesë në votime nga qelia konsiderohet nga mbështetësit si një akt i rëndësishëm simbolik për të dëshmuar përkushtimin ndaj procesit demokratik, pavarësisht rrethanave personale.

Procesi i votimit për të paraburgosurit dhe të dënuarit me të drejtë vote po zhvillohet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, në prani të përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje