TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2023, 07:59

Viza në OKB/ Begaj merr me vete parukieren, djalin dhe dhjetëra këshilltarë, homologu i tij austriak udhëton i vetëm me metro

Shkruar nga Pamfleti
Viza në OKB/ Begaj merr me vete parukieren, djalin dhe dhjetëra
Alexander Van Der Bellen dhe Begaj me familjen

Më 18 dhe 19 shtator,  në Nju Jork, po mbahet Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por vizita drejt Nju Jork ka qenë ndryshe për liderët që marrin pjesë, duket filluar nga udhëtimi e deri te personat që i shoqërojnë ata.

Përshembull, Presidenti austriak Alexander Van Der Bellen ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga vizita që po zhvillon në New York, ku po mbahet samiti i OKB-së për zhvillimin e qendrueshëm.

Ndryshe nga Presidenti shqiptar Bajram Begaj, i cili ndodhet në New York i shoqëruar nga një delegacion me plot 22 vetë, kreu i shtetit austriak shfaqet duke udhëtuar i vetëm në metro, pa eskortë dhe pa tufë këshilltarësh nga pas.

Presidenti Bajram Begaj është pajisur me një staf të madh prej dhjetëra vetësh, për vizitën në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB.

Mirëpo lista e personave që marrin pjesë në delegacionin e Presidentit përmban disa emra surprizë.

Ndër to edhe parukierja e gruas së Begajt, Lili Ismaili, e cila cilësohet si këshilltare e jashtme, por në rrjetet sociale shfaqet si kuruese e imazhit të Zonjës së Parë.

Po kështu edhe djali i Presidentit, Dorian Begaj, do të shoqërojë babain, gjatë pjesëmarrjes së tij në OKB, që pritet ta lodhë shumë Presidentin, i cili më pas mund të relaksohet bashkë me familjen në New York.Lista përmban më shumë këshilltarë, gazetarë dhe specialistë të imazhit, sesa ekip sigurie, i cili përbëhet vetëm nga shefi i sigurisë dhe një oficer.

Lini një Përgjigje