
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka pasur sot një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se BE ka nevojë për një Parlament që funksionon mirë, ndërsa shtoi se opozita ka një rol kyç në këtë proces. Ai ka përmendur dhe dialogun, duke dërguar mesazh për të gjitha palët.
“Me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane Jorida Tabaku diskutuam Raportin e Zgjerimit për 2023. Ndërsa planifikojmë të hapim negociatat e anëtarësimit, ne kemi nevojë për një Parlament që funksionon mirë. Dialogu politik konstruktiv duhet të forcohet dhe opozita ka një rol kyç”, shprehet Varhelyi.
Lini një Përgjigje