TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 10:04

U arrestua për blerje votash, Fredi Beleri del sot para gjykatës; në sallë e pranishme edhe ambasadorja greke

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për blerje votash, Fredi Beleri del sot para gjykatës;
Fredi Beleri

Kandidat i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua ditën e djeshme për blerje votash, pritet që të dalë sot para gjykatës në Vlorë.

Mësohet se e pranishme do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi.

Dje Prokurori i Vlorës dhe përfaqësues të policisë vendore kanë dalë me një deklaratë për mediat lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” në Himarë.

Ata bënë me dije se hetimi lidhur me dyshimin për blerje votash nga kandidati Beleri ka nisur në datë 8 maj dhe është finalizuar 1 ditë më parë pas sigurimit të provave, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit.

Për arrestimin e Belerit reagoi edhe kryeminsitri Edi Rama.

Një sprovë të madhe për drejtësinë në prag të zgjedhjeve, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ndalimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri. Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thekson se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”

Ai bëri thirrje për respektim të organeve të drejtësisë dhe mos nxitim me konkluzione politike.
“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.", tha Rama.

 

arrestimi i fredi belerit sot del para gjykatës

Lini një Përgjigje