TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2025, 19:28

Sula: Socialistët po luten te Kisha e Laçit që ‘servilët’ të mos ikin nga Berisha, ja kush e urdhëroi devijimin e votës preferenciale

Shkruar nga Pamfleti

Sula: Socialistët po luten te Kisha e Laçit që

Deputeti demokrat Dashnor Sula duke folur për situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit tha se problemi kryesor në këtë parti janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu.

Në një intervistë për Report TV, deputeti Sula tha se “socialistët po falen te Kisha e Laçit që këta njerëz afër Berishës të qëndrojnë akoma, që të fitojnë përsëri e të rrinë në pushtet”.

Sula dha mendimin e tij lidhur me humbjen e PD-së në zgjedhje dhe shtoi se devijimi i votës preferenciale të kandidatëve brenda demokratëve është bërë me urdhër nga lart, por përjashtoi Berishën që të ishte i përfshirë.

“Lirinë e kam më të shenjtë sesa deputetin në radhë të parë. Një gjë është e sigurtë, që numëruesit e PD-së, burra dhe gra, zotërinj e zonja shumë të mirë, që për fat të keq janë shumë besnikë ndaj njerëzve që e përdorin gjakun dhe djersën e tyre për arsye personale, përjashto zotin Berisha dhe për këtë jam i sigurt, njerëz brenda partisë përveç Berishës, janë të interessuar personalisht që të sjellin në Parlament dhe politikë njerëzit e tyre të besuar.

Që do të thotë se numëruesit dhe komisionerët janë njerëzit më të besuar të patisë, që kanë lidhjet me të afërta me drejtuesit e partisë në degë, pra që nuk shiten me para, i cakton partia dhe partia është kryetari, sekretari i degës, njerëz afër zotit Berisha, janë të orientuar. E kam nga përvoja, e kam nga brenda, qoftë edhe më 2021 me zgjedhjet në PD që ia morën edhe Shehajt votat edhe ia dhanë Bashës atëkohë”, u shpreh deputeti Sula.

Por si e shpjegon këtë ligjvënësi demokrat, i cili edhe pse fitoi Primaret në Elbasan, nuk u përfshi nga Berisha në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit dhe nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ardhshëm në shtator.

“Që do të thotë se ka urdhër politik të padiskutueshëm. Se s’mund të ndodhi që një numër i caktuar i kandidatëve t’i jepet vota prefereenciale t’i jepen vota dhe pjesës tjetër jo. Që do të thotë se interesat janë brenda lobimeve në parti. Nëse ka ndodhur devijimi i votës, do të thotë se ka një marrëveshje mes dy partive apo të tjerave, mes numëruesve të partive, një marrëveshje partish, sepse nëse nuk do një numërues, kjo nuk ndodh. I kam kaluar këto në kurrizin tim në Elbasan më 2013, ku votat e mia ia dhanë atij të PR-së atje.U transferua vota ime, se nuk më donin dhe ia dhanë atij, që më pas iku te PS-ja. Ka pasur orientim të votës për trafikim vote”, vijoi Sula.

Deputeti shprehet se të gjitha këto ndodhin vetëm me urdhra nga lart poshtë, gjithmonë me marrëveshje partish, sikurse ajo e vitit të kaluar PD-PS për Kodin Zgjedhor.

“Ndodh me marrëveshje, nga krerët lart, deri atje poshtë te tavolina e numërimit. Tregon simbiozën, bashkëpunimin PS-PD siç ndodhi më 26 korrik 2024 me Kodin Zgjedhor, se isha budalla se isha i vetmi që votova Kundër dhe ua thashë në PD se zgjedhjet i fiton Edi Rama dhe votuan Kodin. Shikoni çfarë ndodh, nuk legjitimohen kandidatët në ankimime, nuk u jepet mbështetje, e ndodh që kandidatë si Aulon Kalaja marrin për mbështetje në ankimim Partinë e Legalitetit. Nuk firmos autorizimin për kandidatët, nuk duan që të hapen”, u shpreh deputeti, duke analizuar edhe sjelljen e lidershipit të PD-së për çështjen e rinumërimit dhe ankimimeve.

I pyetur për devijimin e votave brenda partisë si dhe fenomenin Sara Mile në Elbasan, Sula u shpreh se atij nuk i interesonte nëse socialistët vidhnin njëri-tjetrin, por votat brenda partisë së tij dhe rezultati i dobët iPD në Elbasan.

“Ndikim nga grupe të caktuara të interesit janë devijuar këtu në Elbasan. Mua më intereson vota e subjektit tim politik, votat e mia personale, apo kolegut tim Xhafa në parti sesa ato votat e PS-së atje apo Sara Miles. Nuk më intereson fare se sa vjedh PS-ja brenda saj, por votat e partisë time. Më intereson pse ne që luftuam dhe morëm më shumë vota, 26 mijë vota më 2021 sesa PD tani më 2025”, tha ligjvënësi.

Lini një Përgjigje