TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2025, 10:15

“S'jam as i Berishës as i Salianjit!”, Aulon Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

Shkruar nga Pamfleti

“S'jam as i Berishës as i Salianjit!”, Aulon Kalaja:

Ish-kandidati demokrat në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja ka folur lidhur me praninë e tij në takimet e Ervin Salianjit me demokratët.

“Unë nuk përdorem dhe dua të bëj sqarim publik: Nuk jam as i Sali Berishës as i Salianjit por i Ylli Kalasë”, u shpreh ai.

Kalaja mohoi që këto takime janë parti apo lëvizje. Ai theksoi se nuk do t’i zërë vendin askujt, madje as nuk do të bëjë pazare.

“Nuk dua të zhgënjej asnjë nga demokratët e qytetarët që na kanë dhënë votën. Nuk jam në këtë forum, nuk është parti as lëvizje as fraksion. Nuk jam që dikush t’i zërë vendin dikujt dhe për të bërë Pazar. Jam shumë i sinqertë, koha na vërteton fytyrën e vërtetë. Nëse unë vërtetoj këtë. Unë jam i parti që lëviz se unë rri për parimet. Unë kërkoj nga organizatorët që të ketë një platformë”, theksoi Kalaja për A2 CNN.

Ai apeloi që në këto momente palët në PD nuk duhet të përplasen dhe të largohen, teksa shtoi se nuk do ta mbështesë Salianjin nëse krijon parti tjetër.

“Palët nuk duhet të largohen dhe të përplasen. Në kemi në PD njerëz që kanë ushtuar dhunë ën 8 janar. nuk është e ndershme që palët të vazhdojnë me etiketime me njëri-tjetrin se ata kolegë do jenë te PD. Është e paimagjinueshme nëse krijojnë parti tjetër. Nëse ata krijojë diçka tjetër (parti) tjetër nuk i mbështes”, përfundoi Kalaja.

Lini një Përgjigje