TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2025, 09:20

Edi Rama ndez Himarën para vizitës së Spiropalit në Athinë: Provokimi me fondacionin turk provokon reagimin grek

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama ndez Himarën para vizitës së Spiropalit në
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo me përfaqësuesin e fondacionit turk Maarif Vakfi

Takimi i kryebashkiakut Tavo me delegacionin Maarif krijoi tension të menjëhershëm, ndërsa OMONIA akuzon për presion mbi komunitetin lokal dhe kërkon reagim të qeverisë greke

Vizita e Elisa Spiropalit në Athinë po paraprihet nga një manovër e Edi Ramës që rriti menjëherë tensionet. Delegacioni i fondacionit shtetëror turk Maarif u shfaq në zyrën e kryebashkiakut të Himarës, duke ndezur shqetësim dhe ironi te banorët, si edhe reagim të ashpër nga OMONIA. Organizata e minoritetit grek paralajmëroi konflikt dhe e cilësoi nismën si ndërhyrje në identitetin e zonës. Tavo mohoi marrëveshjen me turqit, por nuk sqaroi asnjë element të ndjeshëm për gjuhën dhe komunitetin. Lëvizja e Ramës duket si provokim për konsum mediatik, por rrezikon të dëmtojë marrëdhëniet me Greqinë, një partner strategjik në NATO dhe BE.

Pas dhjetë ditësh, Elisa Spiropali do të vizitojë Greqinë, në atë që po quhet hapja e sezonit të marrëdhënieve Tiranë–Athinë, marrëdhënie që janë të ngrira që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

Fillimi i këtyre bisedimeve, siç ndodh shpesh, po shoqërohet me acarim të klimës, si një taktikë për të krijuar tension paraprak që gjërat të mos shkojnë vaj. Palët po përdorin provokime për të futur njëra- tjetrën në grackë.

Greqia e nisi e para me shpalljen non grata të gazetarit Artan Hoxha, me shpresën se do të krijonte atmosferë antigreke në Tiranë dhe më pas ta përdorte këtë klimë në publikun dhe mediat greke. Lëvizja nuk dha efektin e pritur.

Edi Rama iu përgjigj dinakërisë greke me një provokim turk, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ai dërgoi një delegacion të fondacionit shtetëror turk Maarif në zyrën e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo. Ky fondacion administron shkolla dhe universitete në Shqipëri. Për këtë takim, Vangjel Tavo publikoi një njoftim zyrtar, i cili ndezi menjëherë xixat mes Tiranës dhe Athinës, por edhe krijoi ankth te komuniteti lokal në Himarë.

Njoftimi i parë i Tavos
Në njoftim, Vangjel Tavo deklaroi se kishte takuar përfaqësues të Maarif për iniciativa në fushën e arsimit në Himarë. Ai përmendi hapjen e një shkolle profesionale, krijimin e një qendre kursesh gjuhësore me gjermanisht, anglisht, turqisht e frëngjisht dhe mundësi bursash për nxënësit e shkëlqyer në universitete partnere.

Mundësia e futjes së kurseve të turqishtes në Himarë shkaktoi ilaritet dhe shqetësim. Banorët reaguan menjëherë: “Mirë anglisht dhe gjermanisht, po turqishten ç’e deshët aman?”, shkroi njëri. Një tjetër shkroi: “Bobo, na erdhi Erdogani”.

Reagimi i OMONIA-s nuk vonoi. Si paradhomë e qëndrimit zyrtar grek, organizata e minoritetit grek e cilësoi këtë nismë si provokim të rrezikshëm dhe paralajmëroi tensione, duke thënë se kërcënohen banorët autoktonë helenë dhe se synimi real është kontrolli dhe presioni ndaj komunitetit lokal.

Reagimi i dytë i Tavos
Pas reagimit të OMONIA-s, Tavo publikoi një njoftim të dytë. Ai tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me fondacionin turk dhe se nuk ka bërë kompromis me gjuhën e banorëve të Himarës. Megjithatë, edhe në versionin shqip, edhe në atë greqisht, ai nuk përmendi asnjëherë gjuhën greke të Himarës apo komunitetin grek, duke e lënë deklaratën të paqartë.

Ai tha se identiteti i Himarës nuk negociohet dhe se arsimi, gjuha, traditat dhe kujtesa nuk mund të bëhen pjesë e pazareve politike. Por nuk sqaroi se për cilin identitet fliste, sepse Himara nuk është zonë minoritare sipas legjislacionit shqiptar. Himara ka shkolla publike në shqip dhe një kolegj privat grek “Omiros”, i financuar nga Kisha Ortodokse.

Një provokim i Ramës që kërkon vëmendje
Kjo manovër duket një provokim i qëllimshëm i Edi Ramës për të marrë vëmendje në mediat greke gjatë pak ditëve para vizitës së Spiropalit. Por rrezikon të kthehet në autogol, sepse lojërat me një komunitet të ndjeshëm si ai i Himarës kanë pasoja të rënda diplomatike.

Marrëdhëniet me Greqinë janë të rëndësishme dhe nuk mund të menaxhohen me manovra të tipit alla turka ose alla greko. Ato kërkojnë një strategji shtetërore të miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë dhe një platformë që mbron interesat e vendit pa cenuar marrëdhëniet me një shtet fqinj, aleat në NATO dhe anëtar të BE, i cili vitet e fundit është afruar shumë me SHBA dhe Perëndimin./Pamfleti

 

himara fondacioni turk maarif vakfi

4 Komente

  1. G
    Gjergji

    E po mirë more Gjergj, edhe për grekun të vjen keq? Po përse jeni kaq përvesë. Himara është territor shqiptar dhe mund të kryhen investime siç në çdo hapësirë tjetër shqiptare. Ç'na plasi ne se çfarë bën omonia greke siku e ka Himarë të nënës dhe babës? Përse i del përkrahë omonias?

    1. V
      Vezhguesi

      Jeni budallenj apo beni? Analizat ose komentet qe beni konfirmojne ate qe thone greket, Himara eshte greke dhe per kete arsye nuk duhet te kete vizita apo prani te turqve.Nuk kam asnje simpati per turqit por t'i japesh ze dhe jehone kesaj ngjarje nuk eshte as me pak dhe as me shume te pranosh se edhe shqiptaret te krishtere dhe muslimanet jane nongrata ne vendin e tyre. Gjergj Zefi t'i ka zene mendjen dhe syte armiqesia dhe urrejtja per Edi Ramen dhe po kalon ne antishqiptarizem. Po kush eshte Edi Rama,Shqiperia jone e shtrenjte! Thirri mendjes o katolik se perfundim logjik I kesaj qe po ndodh apo qe po e interpreton sipas midese tende te nxjerr ne rruge te gabuar!

      1. Μέγας Αλέξανδρος

        Ne nje vend te lire, shoqatat Jo fitim prurese, le te ndertojne shkolla te cdo lloji ku te besojne qe do ju shkojne nxenes, nuk ka çi duhet grekut, dhe po u merziten himariotet le ti drrejtohen gjykates. Po ky artisti jone kaq kohe aty si nuk beri nje ligj te voçkel si Serbia e Greqia, e ti ndalonte si brenda e jashte per perdhosje te identitetit kombetare, urrejtje, perçarje, etj. e ti shpallte non grata ata qe e benin, gjithashtu edhe institucione, shoqata, e kolegje , siç na qenka “Omiros”-(qe perkthehet, dikush qe eshte kapur peng) -“pengu”. Domethene ne paskemin kapur Himaren peng ne mes te shqiperise, dhe ata po bertasim nepermjet kti kolegji! Gjithashtu të behen nongrata dhe financusit e ketyre individeve, shoqatave, e kolegjeve, sepse nuk ishte budalla Vladimirovichi qe i futi shqelmin mjekrrave te zeza greke, do kene pasur qellime jo miqesore…

        1. K
          Kleanthi Andruco

          Kryetari i bashkise besoj se e ben nga vetja per t'u ngritur ne syte e ekstremisteve dhe provokatoreve qe per fat te keq nuk mungojne.Duke mos qene vet nga Himara,nuk erdhi se e pranuan banoret pasi e njifnin.Erdhi i emeruar .Himara ka histori,e ka mbrojt me gjak.Nuk i lejohet te na sjell turqine me dinakeri.Eshte e papranueshme.Himarjotet i takojme europes ,nuk ka ne dore asnje te bej pazare te pista ne dem te tyre. Historia e Himares nuk mund te erresohet nga firma e nje te ardhuri kushdo qofte ai.Si himarjot autokton ,i drejtohem atij te mos ndermare asnje hap qe do cenonte qetesine e komunitetit tone.

          Lini një Përgjigje