TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2025, 08:10

Avokati i Popullit, Tabaku: Zgjedhja i takon opozitës, mos e cenoni pavarësinë e procesit

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Popullit, Tabaku: Zgjedhja i takon opozitës, mos e cenoni
Deputetja demokrate Jorida Tabaku

Në Kuvend u diskutua edhe për ndryshimet në ligjin për Avokatin e Popullit.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se përtej arnimeve të ligjit, duhet një rishkim total i ligjit integral për Avokatin e Popullit.

“Kërkesa ime në komision për këtë projektligj ka qenë që të shikohej ligji i plotë integral i Avokatit të Popullit. Ne duhet t’i japim Parlamentit draftin e plotë të ligjit të ri të Avokatit të Popullit. Ne kemi diskutuar përsa i përket hetimeve administrative që merr Avokati i Popullit. Minimumi jetik është një detyrim ligjor që Avokati i Popullit ka prezantuar, po nuk është miratuar, çfarë fuqie kanë hetimet e Avokatit të Popullit”, tha Tabaku ndër të tjera.

Ajo foli edhe për procesin e përzgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, proces që ka mbetur prej 3 vitesh peng, ndërsa PS dhe PD ende nuk e kanë gjetur formulën e dakordësuar për përzgjedhjen. Tabaku theksoi se emri që propozohet i takon opozitës dhe bëri thirrje që të mos cenohet pavarësia e procesit.

“Kemi kërkuar një proces të rregullt, për një Avokat Populli të baraslarguar nga partitë politike, por që të vendoset nga opozita. Kryetari I Komisionit të Ligjeve ka vendosur një standard, 1 deputet mund të firmosë vetëm për një propozim për Avokatin e Popullit. Komisioni I Ligjeve i ka rrëzuar të gjitha kandidaturat, duhet patjetër që ata që kanë bërë dëgjesë, të përcaktohet procedurën e përzgjedhjes dhe ti japim mundësinë këtij institucioni, për të zgjedhur avokatin e popullit që prej 3 vitesh është në tentativë për tu zgjedhur. Nuk mund të ndryshojmë ligjin, e pastaj të cenojmë pavarësinë  e procesit, mos të kemi proces transparent dhe që ofron kandidatin më të mirë”, tha Tabaku.

“E kërkova fjalën për një qartësim, ne nuk e kemi mbledhur ende Komisionin e Ligjeve për Avokatin e Popullit, do e mbledhim në fillim të javës që vjen, do shohim kush ka mbledhur 28 firma e do procedojmë”, iu përgjigj Ulsi Manja.

avokati i popullit tabaku zgjedhja i takon opozitës

Lini një Përgjigje