TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2023, 07:15

"Është ende shqiptarja?"/ Incidenti me Jorida Tabakun, “kryqëzohet” për racizëm presidenti italian i senatit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Është ende shqiptarja?"/ Incidenti me Jorida Tabakun,
Ignazio La Russa

“C’è ancora l’albanese”? A është akoma shqiptarja? Kjo deklaratë e bërë nga ana e presidentit të senatit Italian Ignazio La Russa, në drejtim të kryetares së komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku është bërë objekt debati në shtetin fqinj.

Shumë qytetarë, sipas medias La Repubblica, e akuzuan në rrejtet sociale eksponentin e partisë Fratelli d’Italia për racizëm. Madje kritikat ishin të shumta dhe nga ana e mediave.

Në fund të fjalës së kryeministres Giorgia Meloni, presidenti i Senatit iu drejtua punonjësve për t’i pyetur nëse Tabaku ishte ende në sallë për të bërë një falenderim apo jo. Por ai harroi që e kishte mikrofonin hapur. Pas gafës La Russa shprehu një falenderim për Tabakun si dhe për gjithë pjesën tjetër të delegacionit shqiptar që ndodhej aty.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Është ende shqiptarja ignazio la russa tabaku

Lini një Përgjigje