TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 22:39

Arratiset Ilir Meta? Berisha flet mbi zërat se kreu i PL ka dalë jashtë vendit, konfirmon ndërprerjen e kontakteve

Shkruar nga Pamfleti
Arratiset Ilir Meta? Berisha flet mbi zërat se kreu i PL ka dalë
Ilir Meta në SPAK

Pas masës ndaj Arben Ahmetajt ka pasur zëra se emrat e radhës në listën e SPAK ishin Jamarbër Malltezi dhe Ilir Meta. Malltezi ndodhet në qeli, ndërsa ka pasur paralajmërime se SPAK ka kopsitur letrat ndaj Metës si për aferën CEZ-DIA, ashtu dhe për atë të lobimeve në SHBA.

Ilir Meta dyshohet se është arratisur jashtë vendit. Të dielën ai bëri një status të shkurtër në rrjetet sociale në mbështetje të Sali Berishës, por që nga ajo ditë si Meta ashtu dhe Kryemadhi nuk kanë dalë në media dhe po ashtu janë shkëputur në rrjetet sociale.

Sot Berisha ishte në emisionin “Opinion” dhe u pyet nga gazetari Fevziu nëse ka pasur kontakte me Metën. Ai u shpreh se nuk ka komunikuar fare më të gjatë ditëve të fundit. Por Fevziu ka plasur bombën, duke thënë se ka zëra se Meta ka ikur jashtë vendit.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me të prej disa ditësh. S’më ka lidhur puna me të”, tha Berisha. Ndërsa gazetari Fevziu vijoi: “Ka një lajm se nuk ndodhet në Shqipëri”. Por Berisha tha: “Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej”.

Pas masës ndaj Arben Ahmetajt ka pasur zëra se emrat e radhës në listën e SPAK ishin Jamarbër Malltezi dhe Ilir Meta. Malltezi ndodhet në qeli, ndërsa ka pasur paralajmërime se SPAK ka kopsitur letrat ndaj Metës si për aferën CEZ-DIA, ashtu dhe për atë të lobimeve në SHBA. Sinjalet janë se ai mund të ketë ikur jashtë, por mbetet ende e pakonfirmuar. E sigurt është se pas arrestimit të Malltezit dhe marrjes së Berishës të pandehur, kreu i PL ka dalë nga qarkullimi. Nuk dihet se ku është, teksa ka shmangur çdo ekspozim publik.

Një ditë më parë ishte eksperti Ervin Karamuço, ai i cili paralajmëroi se janë dy politikanë që po mendojnë të marrin azil jashtë vendit. Ai nuk përmendi emra, por tha se dosjet për ta janë kopsitur dhe punë ditësh SPAK do kërkojë masë arresti.

Po flitet që 2 politikanë shumë shpejt do të vihen në masë arresti. Ka ndryshuar dhe taktika e SPAK-ut që po sheh mënyrat që mos u arratisen të tjerët.

Ka një taktikë, se ka një informacion që njëri do iki në Hungari, t`i bashkohet Gruevskit dhe tjetri në Antigua-Barbuda. Ne i kishim dhe infot që do arrestohej dhëndri i Berishës, që të premten paradite.

Ke dy politikanë që po mundohen të largohen dhe të strehohen në këto dy vende. Pse në Hungari? Sepse ka pasur raste të tjera. Pse në Antigua e Barbuda? Sepse nuk ka vizë, me 100 mijë dollarë mund të paguash fondin e zhvillimit aty dhe merr pasaportë për 6 muaj dhe mbi 200 mijë dollarë investim, ty nuk të prek më njeri. Uka hipur frika të gjithëve nuk po i zë më gjumi natën, dhe kjo është diçka shumë pozitive”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje