TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 16:44

Shkarkimi i Veliajt, PD, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë i japin një dorë Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt, PD, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë i japin

Partia Demokratike i ka hequr merakun Edi Ramës nëse do të sigurojë apo jo votat për shkarkimin e Erion Veliajt. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka nisur ende diskutimet për shkarkimin e tij, dhe pavarësisht akuzave, këshilltarët e PD-së kanë qenë apriori dakord që vendimi të hidhet në votim.

Ilda Zhulali, Genci Gjokutaj, Dorian Teliti dhe të tjerë janë shprehur se shkarkimi duhej të ishte bërë më herët.

"Vendimi që keni sjellë sot është i vonuar dhe i paplotë. Është i paplotë sepse Veliaj duhet shkarkuar për shkelje ligji, për inceneratorin; një vepër që nuk u ndërtua kurrë", tha Zhulali.

"Po ngriheni në lartësinë e detyrës, keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie. Kjo i ka kushtuar Tiranës shumë. Ky është akt historik. Sot i bashkuam votat jo ne me ju, por ju me ne, pasi kemi 4 muaj që kjo ditë të ndodhte dhe ju përsëri nuk u ngritët. Më mirë vonë se kurrë, por faleminderit sot që të paktën po e çlironi Tiranë. Do doja që ky akt të ishte i pasqyruar edhe me shumë shkelje të tjera që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve", tha Dorian Teliti.

Në të njëjtën linjë ishin edhe Endri Shabani nga Nisma Thurje dhe Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë.

Por nëse shohim numrat në këshill, rreshtimi i tyre kundër Veliajt ndihmon Ramën të arrijë qëllimin e tij. PS ka 34 anëtarë në këshill, dhe tre prej tyre nuk morën pjesë. Mjafton një votë kundër, dhe Veliaj nuk shkarkohet, nëse anëtarët e opozitës do të kishin bojkotuar votimin.

Lini një Përgjigje