TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 16:35

Mbledhja për shkarkimin, ish-prokurori Beci: Veliaj duhej të dëgjohej, mosparaqitja në detyrë për shkak se është në izolim

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja për shkarkimin, ish-prokurori Beci: Veliaj duhej të

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë po diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lidhur me këtë ish-prokurori Eugen Beci, tha se një person që është nën akuzë duhet që të dëgjohet.

Ai tha se edhe në mungesë të tij, tashmë praktike është edhe paraqitja e kundërargumenteve të personit nën akuzë me shkrim, por kjo është në shkelje të procesit.

Duke iu referuar jurisprudencës, duhet që të dëgjohen kundër argumentet e personit. Sot që flasim ka një praktikë Gjykata e Lartë me ndryshimet e legjislacionit ka futur frymën që kundër argumentet që ke kundër një akuze mund të bëhen edhe me shkrim pa u paraqitur fizikisht personi. Paraqitja e kundër argumenteve me shkrim a është një proces i rregullt ligjor. Në këtë rast nëse çështja do të shkoj në kushtuese a do ta quaj një proces të parregullt ligjor.

Paraqitja e kundër argumenteve me shkrim përbënë një shkelje të procesit. Ai mund ta ketë ditën e fundit sot ai kryetar, por unë uroj që këshilltarët të mendojnë se precedentët janë të rrezikshëm që të mos shkarkohen kaq thjeshtë dhe kaq lehtë. Që një person edhe sikur ta dënosh me burgim të përjetshëm je i detyruar që ta dëgjosh sepse do të jap kundërargumentet e veta’, tha ai.

Beci tha se në këtë rast Veliaj nuk mund që të paraqitej në detyrë për shkak të izolimit dhe jo sepse nuk dëshironte.

‘Ne kemi raste kur deputetët për shkak të masave të sigurimit nuk janë paraqitur për 6 muaj në Kuvend, rasti i Berishës dhe këtu jemi në rastin për të diskutuar për këtë, që një kryetar bashkie nëse s’do të shkoj në punë për arsye që janë të pajustifikuara, apo kur kemi arsye objektive që e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës për 3 muaj resht. Nuk mund të themi nuk erdhe dot në detyrë se të futën në burg. Kjo pika e ligjit që është e diskutueshme’, tha ai në Frontline.

 

Lini një Përgjigje