TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2025, 08:09

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Presidenti Begaj: Jemi krenarë që i dhamë botës një figurë fisnike

Shkruar nga Pamfleti
Shenjtërimi i Nënë Terezës, Presidenti Begaj: Jemi
Presidenti Bajram Begaj

Republikës Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj.

Presidenti Begaj vlerëson veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.

“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve. Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon.

Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë” , shkroi Presidenti.

nene tereza bajram begaj

Lini një Përgjigje