TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2023, 16:46

SHBA mesazh pushtetarëve: Kemi bllokuar vizat për 80 zyrtarë, mes tyre edhe emra nga Ballkani

Shkruar nga Pamfleti

SHBA mesazh pushtetarëve: Kemi bllokuar vizat për 80 zyrtarë, mes

Ambasada ka njoftuar se janë shpallur të  padëshiruar dhjetëra zyrtarë në vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe Ballkanin. Po ashtu ka pasur dhe bllokime vizash...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të tjerë pushtetarë “non grata” pas Sali Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se DASH ka bllokuar vizat për 80 zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Ambasada shprehet se korrupsioni është rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA, duke e bërë të qartë se emrat e zhytur në afera nuk e kalojnë dot Atlantikun. Po ashtu ambasada ka kujtuar dhe aktin e nxjerrë nga presidentin Biden për të shpallur prioritet luftën ndaj korrupsionit.   

"Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Më tej, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht kufizime vizash për mbi 80 zyrtarë të huaj të mëparshëm apo të tanishëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes, çka si rregull i skualifikon për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit domethënës, si dhe të tjerë sipas Aktit të Angazhimit të Përmirësuar të Trekëndëshit të Veriut-Shtetet e Bashkuara. Për të zgjeruar ndikimin e këtyre mjeteve, ne u bashkërenduam me partnerë të huaj përmes nismave të tilla si ajo për Demokracitë kundër Strehave të Sigurta (DASH) dhe këshilluam qeveritë e huaja për miratimin e mekanizmave të ngjashëm”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada, njoftim i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Duhet theksuar se SHBA në vendin tonë ka shpallur të padëshiruar Adriatik Llallën, Sali Berishën, Vangjush Dakon dhe Tom Doshin. Ndërkohë u sanksionua Aqif Rakipi. Por duket se SHBA ka bërë dhe bllokime vizash, për të cilët nuk ka shumë informacione.

Të gjitha këto bazohen te urdhri ekzekutiv i Biden për luftën ndaj korrupsionit. Urdhri i presidentit u firmos menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli person “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë vendim është përfshirë termi korrupsion dhe SHBA paralajmëron ndëshkim jo vetëm politikanë dhe zyrtarëve, por edhe personave të tjerë të lidhur me to, duke nënkuptuar dhe familjarët.

Urdhri zbatohet te personat: që është përgjegjës për apo bashkëpunëtor në, ose që është angazhuar në mënyrë direkte apo indirekte në korrupsion të lidhur me Ballkanin perëndimor ose një zyrtar ose ish zyrtar qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin perëndimor që ka kryer shpërdorim të aseteve publike, tjetërsim të aseteve private për qëllime personale ose qëllime politike, ose që ka marrë ryshfete; që ka ndihmuar materialisht, që ka sponsorizuar apo siguruar mbështetje financiare, materiale apo teknologjike për, ose ka ofruar mallra apo shërbime për ose në mbrojtje të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit janë të bllokuara në kuadër të këtij urdhri; ose që zotërohet apo kontrollohet nga, ose që ka vepruar apo pretendohet se ka vepruar për ose në emër të, në mënyrë direkte apo indirekte, të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit në prona janë të bllokuara në përputhje me këtë urdhër”, thuhet në dekretin e Biden. /Pamfleti

shba non grata

Lini një Përgjigje