TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2026, 11:33

"Sekret"/ Marrëveshja konfidenciale 302 mln $ me SHBA, Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap nga Kuvendi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ky dokument “sekret” nuk u është vënë në dispozicion deputetëve, por është njoftuar që të lexohet në një ambient ku të jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

"Sekret"/ Marrëveshja konfidenciale  302 mln $ me SHBA, Shehaj
Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap

Kuvendi pritet të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje huaje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pajisjet ushtarake.

Ky dokument “sekret” nuk u është vënë në dispozicion deputetëve, por është njoftuar që të lexohet në një ambient ku të jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

Opozita ka kundërshtuar këtë praktike të administrimit të dokumentetit, ndërsa pretendojnë se do të lexohet në një sallë me kapacitet prej 15 deputetësh.

Ndërkohë në pamje shihet momenti kur deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka marrë një kopjen e vetme të marrëveshjes dhe është larguar me vrap, ndërsa punonjësja e Kuvendit e ndjek nga pas.

“O zotëri të lutem…” dëgjohet ti thotë punonjësja e Kuvendit deputetit Agron Shehaj.


Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Marrëveshja, e sjellë nga qeveria të premten, parashikon një hua në shumën 302 milionë dollarë amerikanë, e cila do të përdoret për nevojat e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi për futjen e marrëveshjes në rendin e ditës për miratim me procedurë të përshpejtuar.

“Në rendin e ditës është miratimi, në parim, i marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302,000,000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë”, tha Peleshi.

Sipas tij, çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se huaja prej 302 milionë dollarësh përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe përforcon partneritetin strategjik me SHBA-në.

“Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim me një vlerë prej 302 milionë dollarësh, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer. Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete”, tha Balla.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi mënyrën e procedimit të marrëveshjes, duke pretenduar se deputetët nuk janë njohur paraprakisht me përmbajtjen e saj.

“Na keni ftuar të diskutojmë për një marrëveshje për të cilën na njoftuat tani që mund ta marrim. Ndërkohë rregullorja të detyron t’ia shpërndash deputetëve. Mendoni se Kuvendin do ta shndërroni si grupin tuaj parlamentar, ku Rama ju ka thënë se jeni vetëm kartona, nuk duhet të mendoni, por vetëm të votoni. Kjo s’mund të jetë rregull për Kuvendin, aq më tepër për opozitën”, tha Bardhi.

Lëvizja vjen në një moment kur Tirana kërkon të përmirësojë me shpejtësi treguesit e saj të mbrojtjes dhe të tregojë se është e gatshme të përmbushë angazhimet ndaj NATO-s. Shqipëria është nën presion për të rritur shpenzimet reale ushtarake, ndërsa janë ngritur pikëpyetje brenda Aleancës për nivelin e ulët të financimit të mbrojtjes dhe për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

marrëveshja sekrete me shba shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap

4 Komente

  1. M
    Miri

    Secret sense ato para do te shpenzohen per disa hekurishte qe u kane ngelur amerikes nga luftra te ndryshme dhepastaj leket do ndahen midis mafjas shqiptare E ASAJ AMERIKANE

    1. A
      AT

      E ka kthyer dok pasi i ka bere foto…

      Lini një Përgjigje