
Presidenti francez Emannuel Macron ka mbërritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet sot në kryeqytet.
Lideri francez u prit në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisi, Mirela Kumbaro.
Macron shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e cila vjen për herë të parë në Tiranë.
Macron ishte lideri i fundit që u prit nga kryeministri Rama në tapetin e kuq dhe pritet të largohet po ashtu i fundit nga Shqipëria. Ai do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku nesër do të ketë edhe një pritje zyrtare.
Lini një Përgjigje