TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2024, 14:33

Sali Berisha u mor i pandehur, Ilir Meta sulmon Dumanin: SPAK organizatë kriminale, akuza politike!

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha u mor i pandehur, Ilir Meta sulmon Dumanin: SPAK organizatë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi SPAK mori të pandehur kreun e PD, Sali Berisha duke i komunikuar edhe akuzën e korrupsionit.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Meta thotë se akuzat ndaj liderit të opozitës janë politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama me qëllim për të asgjësuar opozitën.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin me cdo mjet të opozitës dhe të pluralizimit politik”, tha Meta.



Lini një Përgjigje