TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2024, 10:42

Rithemelimi kishte paralajmëruar kaos, PS zhvillon mbledhjen e komisioneve online

Shkruar nga Pamfleti

Rithemelimi kishte paralajmëruar kaos, PS zhvillon mbledhjen e komisioneve

Partia Socialiste ka anuluar mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke i kaluar online.

Vendimi i mazhorancës vjen pas paralajmërimeve të opozitës se do të shkaktojë kaos në Kuvend.

Grupi i Bardhit dhe Berishës u mblodhën në kryesinë e Kuvendit në orën 9:00 për të diskutuar vijimësinë e aksionit si dhe për të qenë prezent në komisionet parlamentare, për të mos i lejuar zhvillimin normal të tyre në rast se do të mbaheshin fizikisht.

Aktualisht, në kalendarin e aktiviteteve, të paraqitur në faqen e Parlamentit, janë caktuar oraret për Komisionin për Politikën e Jashtme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Vendndodhja e mbledhjeve është Kryesia, por pas anulimit nga PS, pritet që të mbahen online.

rithemelimi ps mbledhja komisioneve

Lini një Përgjigje