
Partia Demokratike e Rithemelimit ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, e cila një ditë më parë regjistroi PDSH të përfaqësuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Kukësit, që do të mbahen në datën 24 shtator.
Në shkresën e paraqitur në KAS, PD e Rithemelimit kundërshton vendimin që KQZ mori një ditë më parë dhe kërkon që të çregjistrohet PDSH me përfaqësues Lulzim Bashën dhe të regjistrohet PD me përfaqësues Sali Berishën.
Gjithashtu në kërkesën ankimore jepen edhe arsyet se pse KAS duhet të hedhë poshtë vendimin e KQZ që regjistroi Lulzim Bashën.
Lini një Përgjigje