
Kryeministri Edi Rama pati sot një përplasje me gazetaren Klodiana Lala LIVE në emision, duke bërë që situata të tensionohet.
Pas pyetjeve që gazetarja i bëri, Rama u shpreh në “Top Story” se ajo nuk po e lejon të kthejë një përgjigje. Nga ana tjetër, edhe pse sot u sulmua një media me armë, kryeministri ka vijuar me akuzat ndaj tyre.
Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.
Edi Rama: Në cilin thelb, që ti ke thënë katër fjali nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas!
Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më, por nuk ka ndryshuar mendim.
“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”, deklaroi kryeministri.
Lini një Përgjigje