Pas publikimit të dosjes së shërbimeve sekrete australiane, kryeministri Edi Rama ka nisur distancimin nga kreu i PSD, Tom Doshi, i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa mësohet se ka urdhëruar drejtuesen politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali që të spastrojë administratën shtetërore lokale nga militantët dhe njerëzit e Partisë Social Demokrate.
Edhe pse është shpallur “non-grata” nga SHBA, kryeministri Rama duket se nuk e ka patur problem të bashkëpunojë hapur me Tom Doshin dhe partinë e tij në nivel lokal dhe qendror, pazare këto që i kanë hapur rrugë PSD të mbushë administratën shtetërore me militantë të saj.
Por duket se publikimi i dokumenteve të hartuara nga Komisioni Australian i Inteligjencës Kriminale (ACIC), i cili është shpërndarë në agjencitë policore vendase dhe të huaja pak ditë më parë, kanë bërë që Rama dhe PS të ndërpresin bashkëpunimin me Doshin. Ka qenë portali “ShkodraNeës”, i cili përmes një shkrimi të publikuar më 3 gusht të këtij muaji, ka zbuluar se ka nisur “lufta” mes Spiropalit dhe Doshit. Sipas asaj që shkruan “SHN”, drejtuesja politike e qarkut Shkodër Elisa Spiropali ka vendosur të rrëzojë të “fortit” në qarkun verior dhe në të njëjtën kohë të largojë ato që ajo i quan sulltanët drejtorë, që prej 7-10 vitesh ngrohin vetëm karriget.
Më poshtë gazeta “SOT” po sjellë për lexuesin artikullin e plotë të kësaj media lokale, i cili tregon me detaje se çfarë po ndodh në prapaskenë, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës, ku në zgjedhjet lokale të 14 majit, PSD e Tom Doshit doli forcë e parë.
Lajmi i plotë i “ShkodraNews”:
“Vapa e gushtit pritet t’i lërë vendin një shtatori “freskues” sa i përket zhvillimeve politike jo vetëm në nivel qendror por edhe vendor. Drejtuesja politike e qarkut Shkodër Elisa Spiropali ka vendosur të rrëzojë të “fortit” në qarkun verior dhe në të njëjtën kohë të largojë ato që ajo i quan sulltanët drejtorë, që prej 7-10 vitesh ngrohin vetëm karriget.
Spiropali, mësohet t’i ketë kërkuar Edi Ramës lirinë e plotë të veprimit pas fitores së 14 Majit dhe ky i fundit ja ka dhënë “bekimin” e këtyre ndryshimeve. Sipas burimeve të “ShkodraNeës”, Spiropali së pari kërkon shkatërrojë influencën e Tom Doshit në qark dhe për këtë do të nisë operacionin ‘bisturia’ në të gjitha drejtoritë rajonale. “Drejtorët pa përjashtim do të ikin të gjithë, sido që të kenë punuar, pasi kemi nevojë për të ndryshuar ujërat në këto institucione. Nuk mund të kemi më një gjendje të tillë në qytet, prandaj reforma do të bëhet e thellë dhe detyrat do ti ngarkohen emrave të rinj e me kontribute profesionale, jo vetëm partiake”.
Përveç shkatërrimit të influencës së Tom Doshit, ministrja Spiropali kërkon të pastrojë nga këto drejtori njerëzit e paraardhësve të saj ish-deputet e ministra që kanë shtrirë tentakulat e tyre duke bërë emërime pa kriter. Pritet që në ekipin e ri ajo të mos i lërë hapësira për të vendosur shumë emrave, por vetëm njerëzve të besuar pranë saj, e që për hir të së vërtetës janë pak. Kështu në zyrën e Spiropalit për t’u larguar janë emrat e të gjithë drejtorëve, disa prej të cilëve kanë mbushur ciklin gati 10 vjeçar të drejtimit. Surprizues është fakti se largimi i tyre do të pasohet jo domosdoshmërisht me emra brenda radhëve të PS, por edhe nga ata që dikur i përkisnin partive të tjera si LSI apo edhe parti të djathta. Duket se “lufta” për pushtet lokal e territorial vetëm sa ka nisur mes Spiropalit – Doshit and co”, shkruan ShkodraNeës”.
Çfarë thonë shërbimet sekrete australiane për Tom Doshin?
Kujtojmë se pak ditë më parë u publikua një lajm, ku thuhej se Agjencia kryesore e hetimeve kriminale në Australi ngre dyshime se Tom Doshi, biznesmen dhe politikan i rëndësishëm shqiptar i lidhur me kryeministrin e vendit, është në krye të një grupi kriminal vendas që kryen mashtrime emigracioni, trafik droge dhe pastrim parash. Sipas lajmit në fjalë, pikat kryesore te raportimit janë si vijon: Dokumentet konfidenciale të inteligjencës nga Australia pretendojnë se Tom Doshi është kreu i një grupi të organizuar kriminal që përbëhet kryesisht nga anëtarë të familjes së tij; Grupi i tij, thonë raportet, është pjesë e një rrjeti më të madh që ka shfrytëzuar dobësitë e sistemit të emigracionit të Australisë për t’i futur anëtarët e saj shqiptarë në Adelaide, Melburn, Perth dhe NeëSouth Ëales; Sipas hetuesve, këto banda shqiptare me bazë klanore përfshihen në aktivitete kriminale si kultivimi i paligjshëm i kanabisit, armët dhe trafiku i drogës.
Lini një Përgjigje