TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2023, 18:59

Protesta për lirimin e tij, Fredi Beleri reagon nga burgu: Jam i fortë, do t’i shkoj çështjes deri në fund!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për lirimin e tij, Fredi Beleri reagon nga burgu: Jam i

Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë Fredi Beleri, ka reaguar pas protestës për lirimin e tij. Beleri ka thënë se është i vendosur t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se nuk do të heqë dorë nga betimi i tij si kryetar.

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të qëndroj këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, ka deklaruar Beleri.

Ndërkohë ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e Belerit. Me pankarta në duar, anëtarë të OMONOIA-s kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.

Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “OMONOIA” e cila pretendon se Beleri po mbahet në burg padrejtësisht, pavarësisht se ai u kap në flagrancë duke blerë vota.

Lini një Përgjigje