TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 21:44

Përplasja e opozitës me policinë, shkon në 44 numri i protestuesve të shoqëruar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e opozitës me policinë, shkon në 44 numri i

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 44 persona, pas protestës së zhvilluar nga opozita. Mësohet se 18 të shoqëruar janë tek komisariati nr.1, 5 te komisariati nr.3 dhe 21 protestues te komisariati nr. 6. 

Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me përplasje dhe tensione mes deputetëve, qytetarëve dhe policisë.

Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.

Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës te "Bashkia" dhe "Sheshi Willson", me qëllim shpërndarjen e protestuesve dhe parandalimin e kaosit.

Lini një Përgjigje