TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 18:20

Përplasja Bardhi-Basha acaron Tritan Shehun: PD nuk është një vulë! Vendimi i Kryesisë i shërben vetëm Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja Bardhi-Basha acaron Tritan Shehun: PD nuk është
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të marrë nga Kryesia e PD-së për heqjen e vulës së partisë, sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.Në një postim në Facebook, Shehu ironizon vendimin e marrë nga Kryesia e PD-së, ku shprehet se është qesharake që të krijohet një vulë e re, kopje e shëmtuar e origjinales.

Më tej thotë se vula e re është një kopje e shëmtuar sipas shëmbëlltyrës së regjimit që i shërben veç kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Për ata mjeranë, që kujtojnë se PD është një vulë!

Dhe me qesharakja çfarë po lexoj tashti, mjeranët do te prodhokan një “vule” të re, kopje të shëmtuar të origjinales!

O mjeranë!

Vula e PD është shume e vjetër tashmë, prej dhejtorit 1990!

Ajo është emblematike, e gjerë, shume e gjerë e gjithë përfshirëse.

Aq e rëndë në peshën e saj sa qafa juaj nuk mund ta mbajë të varur atë..

As dhe ju nuk mundeni, qofte edhe si patericë e Ramës!

Është aq e madhe sa xhepi juaj, nuk mund ta nxërë…

Sa dhe trasta juaj është shume e vogël në krahasim me atë.

Sepse ajo “përmban brenda saj” ata dhjetra mijëra demokratë, që kanë luftuar për demokraci, perëndim!

Përmban aq shumë vlera, vlera për të cilat jo pak demokratë nuk janë më, sepse i dedikuan gjithëçka luftës me antivlerat.

Me ato antivlera, të cilat po “prodhojnë” për ju me nxitim atë “vulë të re”.

Por kjo është bosh brenda saj, si pupël e lehte, se antivlerat nuk peshojnë e as zënë dot hapësira ne histori.

Është thjesht e mbushur plot me ato, sepse po jua pregatisin të tillë...sepse regjimit i duhen vetëm antivlerat!

Këtë po, mund ta varni rreth qafës suaj, ta fusni në xhep, në trastë, ku t’jua vendosin.

Por kjo nuk përfaqëson PD, nuk është PD, ajo e Dhjetorit, e idealeve demokratike e as e aq shumë demokratëve.

Është thjesht një “kopje e shëmtuar” sipas shëmbëlltyrës se Regjimit…

Që i duhet vetëm Ramës e askujt tjetër….për të zezën e shqiptarëve!

Prandaj kushdo, që ka akoma sado pak liri në vetvete, aspirata nga të dhjetorit e të PD në tërësi, duhet të kuptojë se ajo “vulë”, që po i pregatisin është “vula” e helmuar për demokracinë tonë, integrimin, të ardhmen!

Kujtojmë se Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula ti hiqet Gazment Bardhit dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.

tritan shehu përplasaja basha-bardhi

Lini një Përgjigje