TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 10:39

Për herë të parë një kryeministër britanik në Shqipëri, Begaj pret Starmer në Presidencë

Shkruar nga Pamfleti
Për herë të parë një kryeministër britanik në
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Ardhja e Starmer në Shqipëri, përkon me herën e parë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë në këtë nivel.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para herë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë në këtë nivel.

Starmer ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samiti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj në kryeqytet.

Kryeministri britanik është pritur nga Presidenti Begaj në ambientet e Presidencës.

Anxhenda e kryeministrit britanik Starmer

Vizita nis me një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj në orën 10:30, ndërsa më pas Starmer do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Të dy liderët do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 12:40.

Vizita fokusohet në forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, luftën kundër krimit të organizuar të emigracionit dhe rritjen ekonomike.

Mbretëria e Bashkuar do të zgjasë Forcën e Përbashkët të Detyrës për Migracionin për të përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, me diskutime pozitive që po zhvillohen edhe me Malin e Zi.

Kryeministri vizitoi më herët Portin e Durrësit, ku pa nga afër bashkëpunimin operacional mes dy vendeve për të goditur kontrabandistët e njerëzve dhe falsifikatorët e dokumenteve.

Kjo vizitë e kryeministrit britanik zhvillohet në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Tiranë, dhe ku Shqipëria është mikpritëse.

Që sot, priten të mbërrijnë në Tiranë liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në strukturën e përkohshme të quajtur “Shtëpia e Europës”, e ngritur në Sheshin Skënderbej.

 

Lini një Përgjigje