
Konflikti brenda PD duket se ka shqetësuar më shumë Ilir Metën sesa Berishën. Basha i ka marrë vulën dhe partia e Metës është hedhur në sulm duke i qarë hallin doktori.
Petrit Vasili u shpreh në një intervistë se Logoja e PD-së është marrë peng nga Edi Rama.
Ai tha se në rastin e Kukësit bëhet fjalë për një bashkëpunim dhe një aleancë politike që ka të bëjë me përballjen e regjimit
“Logoja e PD-së është marrë peng nga Edi Rama, por kjo nuk përbën probleme për të konkurruar në një bashki pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën. Vota e qytetarëve kishte shkuar në drejtimin e gabuar dhe ishin zgjedhur njerëzit e duhur dhe ky është një moment për ta rregulluar. Pengmarrjat e mëdha të Ramës nuk janë lajm tashmë.
Këtu bëhet fjalë për një bashkëpunim dhe një aleancë politike që ka të bëjë me përballjen e regjimit dhe për të shpëtuar demokracinë, pasi vota shitet dhe blihet. Kemi një regjim ku nuk numërohet dot hajdutët që shkojnë përditë para drejtësisë. Ky është suksesi i Edi Ramës, prodhon hajdutë dhe mban me punë SPAK-un”, tha ai.
Lini një Përgjigje