TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 19:50

“Nuk u punua sa duhet në 11 maj”, Ilir Meta nis distancimin nga Berisha: Në zgjedhjet vendore PL do të garojë më vete

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk u punua sa duhet në 11 maj”, Ilir Meta nis distancimin nga

Meta ndryshe nga Berisha, sheh brenda vetes për dështimin më 11 maj...

Ndryshe nga Sali Berisha që ja hedh të gjithë fajin Edi Ramës për humbjen në zgjedhje, aleati i tij Ilir Meta, ka një mendim pak më ndryshe. Sipas tij, duhet parë problemi edhe brenda vetes.

Meta ka dhënë një intervistë sot nga qelia dhe teksa ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, ku ai nuk arriti të bëhej deputet, ka deklaruar se ata që ishin jashtë burgu nuk bënë sa duhet për të arritur një rezultat të favorshëm në zgjedhje. Pra duket se kreu i PL ka kritika edhe ndaj të vetëve. “Për mua zhgënjyes është rezultati në tërësi dhe jo fakti që unë nuk u bëra deputet. Ata që ishin jashtë burgut duhet të kishin punuar më shumë dhe më mirë. Sidomos kur garon me një shtet të kapur, media të kapura dhe Kod Zgjedhor jo të favorshëm për opozitën”, tha Meta për “Syri TV”.

Por nga ana tjetër, ai ka lajmëruar se nuk do të ketë koalicion me Sali Berishën në zgjedhjet që vijnë. Ai ka thënë se PL do të garojë më vete në zgjedhjet e pushtetit vendor.

Shumë shpejt do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë jam i bindur se në Këshillin e ri të Bashkisë do të kemi disa zëra shumë të fuqishëm dhe cilësorë si Tedi Blushi. Po kështu edhe kudo në çdo bashki duke e nisur punën që tani. Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj. Ndaj që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, tha ai.

Teksa Meta pritet të nisë analizën brenda PL, në PD situata është krejt ndryshe. Berisha këmbëngul se votat u vodhën dhe nuk ka asnjë sinjal për analizë të brendshme brenda kampit blu.

Lini një Përgjigje