Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në vend, duke akuzuar qeverinë për përkeqësimin e situatës ekonomike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se një nga pasojat kryesore të qeverisjes së Edi Ramës gjatë 13 viteve të fundit është detyrimi i qytetarëve shqiptarë për të kërkuar produkte bazë jashtë vendit.
Sipas Nokës, shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Greqia, ku, sipas tij, ata blejnë ilaçe, ushqime dhe karburant për shkak të çmimeve më të ulëta.
Ai shtoi se kjo situatë është e paprecedentë dhe vështirë të imagjinohej vite më parë, duke e lidhur atë me premtimet e dikurshme për zhvillim dhe përmirësim të jetesës në vend.
"Ç'u bëri Edi Rama shqiptarëve në 13 vjet:
I katandisi në “turistë ditor“ në Maqedoninë e Veriut, në #Kosovë e Greqi, për të blerë ilaçe, ushqime e karburant. Medet! As ai vetë s'do e besonte këtë realitet para 13 vitesh, kur entuziazmohej me rilindjen.", shkruan Noka.
Lini një Përgjigje