TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 15:41

Nga kalimi i kufirit në këmbë, te gracka e izraelitëve, Kreshnik Spahiu zbardh skemën si mori Kryemadhi para nga rusët

Shkruar nga Pamfleti

Nga kalimi i kufirit në këmbë, te gracka e izraelitëve,

Një nga veprimet e transfertave bankare lidhet me një veprim të drejtpërdrejt të Kryemadhit që më datën 17 korrik ka kaluar kufirin e Greqisë në Qafë Bot, në këmbë. Pra siç janë emigrantët që kalojnë me mushka, zonja ka kaluar në këmbë kur ka qenë Zonjë e Parë..

Përfshirja e ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës të lidhur ngushtë me diktatorin Vladimir Putin, ka qenë tema e nxehtë e këtyre ditëve. Madje në media, kanë dalë edhe dokumente autentike që tregojnë se bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bashkëpunuar me oligarkët rusë.

Por në lidhje kë këtë skandal dhe për të mësuara më shumë se çfarë fshihet pas tij, ka folur juristi dhe analistin i njohur, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, siguron se burimi nga i cili kanë rrjedhur këto informacione është inteligjenca e huaj dhe shanset janë shumë të larta që të jetë Shërbimi Inteligjent Izraelit, “Moosadi”.

Çdokush duhet të kuptoj se në një histori ku bëhet fjalë për një kompani offshore, dy mund të jenë instrumentet e daljes së informacionit: Organet proceduese, pra prokuroritë, ose shërbimet inteligjente. Në këtë rast organet proceduese nuk janë, sepse nuk ka ardhur si informacion nga drejtësia, kështu që i bie të jenë shërbimet inteligjente. Megjithatë, nuk mund të jetë as FBI-ja, por shërbime të tjera inteligjente amerikane ose Mossad. Po pse Mossad, sepse vetë Kryemadhi ka thënë se mund të ishin ata kur reagoi pas akuzës”, deklaroi Spahiu.

Kalimi i kufirit më këmbë nga Kryemadhi

Po ashtu, juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe akuzat se deputetja Monika Kryemadhi ka kaluar kufirin nga Shqipëria për në Greqi më këmbë. Spahiu theksoi se Kryemadhi kur ka qenë ende Zonjë e Parë ka ikur më këmbë në Qafë Bot drejt Greqisë më 17 Korrik, më datë 18 korrik është bërë transferta dhe më 19 korrik është kthyer në Shqipëri.

Sipas juristit, kjo mund të konfirmohet lehtësisht përmes sistemit TIMS. Madje Spahiu ka akuzuar Kryemadhin se ka bërë biznes me oligarkët rus që kanë financuar partinë e Putinit. “Një nga veprimet e transfertave bankare lidhet me një veprim të drejtpërdrejt të Kryemadhit që më datën 17 korrik ka kaluar kufirin e Greqisë në Qafë Bot, në këmbë. Pra siç janë emigrantët që kalojnë me mushka, zonja ka kaluar në këmbë kur ka qenë Zonjë e Parë, nuk ka qenë ende kryetare e LSI-së, por zonja e parë e Presidentit. TIMS-i konfirmon që është kaluar më 17 korrik në kufi për në Greqi, më datë 18 korrik është bërë transferta dhe më 19 korrik është kthyer në Shqipëri. Pra të gjitha janë të kopsitura. Informacionet e sjella nga Shërbimet Inteligjente të huaja me informacionin që është në sistemin TIMS. Po ta vini re Kryemadhi ka dy teza mbrojtëse. Nuk tregon se ka kaluar kufirin në këmbë dhe thotë me siguri se nuk ka llogari bankare. Absolutisht asgjë, vetëm ti thotë popullit pse ka kaluar në këmbë më 17 korrik. Pra duket që Kryemadhi ka bërë biznes me oligarkët rus që kanë financuar partinë e Putinit”, u shpreh ai.

spahiu kryemadhi ruset

Lini një Përgjigje