TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2024, 12:55

Në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Ilir Beqaj printon foto 'gjigande' për t'i shfaqur në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Ilir
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ditën e sotme ka paraqitur një ekspozitë me fotografi të situatës në spitale, përpara koncesionit të Sterilizimit, në kohën e qeverisjes së PD.

Fotografitë Beqaj i ka ngjitur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, teksa sot mbahet seanca e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi, ku pritej të dëshmonte edhe vetë ish-ministri, i cili ishte sjellë nga qelitë e paraburgimit.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi refuzoi dje që Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.

Ajo i kërkoi disa herë ish-ministrit të japë deklaratën e tij dhe më pas t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, megjithëse kjo gjë është kundërshtuar edhe nga deputetët socialistë.

Po ashtu PD ka kërkuar që në Komision ditën e sotme të dëshmonte edhe Vilma Nushi dhe kryeministri Edi Rama.

Mbledhja e Komisionit u mbajt edhe ditën e djeshme dhe u përfshi nga debate të forta mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetëve socialistë.

 

ilir beqaj

Lini një Përgjigje