TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2024, 13:19

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Bardhi kërkon ndërprerjen e Komisionit të Mandateve

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Bardhi kërkon ndërprerjen e

Mbledhja e Komisionit të Mandateve është ndërprerë pas lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

“Sapo është konfirmuar se një ish koleg i joni, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë, ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolgët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkërjon ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.

“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. Bogdani ka pësuar arrest kardiak në hotel 'Rogner' në Tiranë. Deputeti demokrat ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.

Ish deputeti i PD, ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.

Lini një Përgjigje