
Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të seancës plenare e cila zgjati vetëm 8 minuta dhe u votuan disa projektligje.
Bardhi thotë se qeveria kërkon të gllabërojë pasuritë kombëtare të shqiptarëve me ligjin e ri për zonat e mbrojtura që u miratua sot në Kuvend. Bardhi nuk përjashtoi as mundësinë për dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
“Ligji për zonat e mbrojtura ku edhe njëherë planifikohet të gllabërohet pasuria kombëtare e shqiptarëve. Seanca vazhdoi të jetë jo një seancë normale sa kohë nuk përmbushen kërkesa e opozitës. (...) Padyshim që do ketë një vlerësim, nëse ka argumente për kundërshtim në GJK do i drejtohemi”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje