TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2023, 11:21

“McGonigal dhe Rama bashkëfajtorë, në shkurt të dy në burg”              

Shkruar nga Pamfleti

“McGonigal dhe Rama bashkëfajtorë, në shkurt të dy

Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama është bashkëfajtorë me ish-agjentin dhe të dy i pret burgu në shkurt.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pranimit të akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI lidhur me Shqipërinë.

Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama është bashkëfajtorë me ish-agjentin dhe të dy i pret burgu në shkurt.

Sipas Berishës për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite.

Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë! Në shkurt të dy në burg.

Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri. Në shkurt gjykatësja në rast se pranon marrëveshjen jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite!  Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

 

mcgonigal rama

Lini një Përgjigje