TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 11:30

Mbyllja e negociatave në 2027? Von der Leyen: Plan ambicioz i Ramës, por do vlerësohet

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e negociatave në 2027? Von der Leyen: Plan ambicioz i Ramës,

Presidentja Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka përcjellë një mesazh të fortë nga Tirana sa i takon rrugës së integrimit të vendit drejt BE.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se shqiptarët e duan BE-në dhe do të votonin pro anëtarësimit.

“Ne arritëm një marrëveshje në 2023-it. Vitin që do të vijë do të heqim tarifat e roming. Kjo është e mirë për bizneset dhe ekonomitë. I dashur Edi, ndoshta është rasti më i fortë, për zgjerimin nuk është çështja ekonomike apo gjeopolitike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën. Nëse do të bëhej një referendum sot, 90 përqind e shqiptarëve do të votonin pro. Të gjithë janë me ne dhe ju. Të gjithë mbështesin zgjerimin. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një BE të fortë, të sigurt dhe të bashkuar. Ju uroj suksese në anëtarësimin në BE. Do ju mbështes”, tha ajo.

Në vijim, Presidentja e Komisionit Europian ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm dhe me shpejtësi rekord, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ajo shtoi se plani që vendi ynë të mbyllë në vitin 2027 negociatat për anëtarësimin, është një plan ambicioz, por se kjo gjë vlerësohet.

Von der Leyn tha gjithashtu se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat kyçe, çka e quajti lëvizjen e duhur që vendi ynë të përfitojë nga fondet e BE-së.

“Kënaqësi të kthehem në Shqipëri e të nis turin tim këtu. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Planifikojmë këtë vjeshtë të hapin kapitullin e fundit.

Qëllimi juaj është mbyllja e negociatave deri në 2027, kjo është ambicioze por ne na pëlqen ambicja. Momenti gjeopolitik është këtu dhe lufta në Ukraina ka riformësuar duke bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, ne jemi me ju dhe ju jeni plotësisht në përputhej me BE.

Ne veprojmë si një! Keni bërë një progres të dukshëm në reformat kyçe.

Kjo është rruga që Shqipëria të akesojë fondet e BE”, tha Ursula von der Leyen.

 

1 Komente

  1. L
    Lorind Shaqiri Tirane

    E di kjo Ursula qe pronat e shqiptareve me fondet e BE jane bere lemsh qellimisht, ku pronari ngeli gjykatave dhe falsifikatori e hajdutin uzurpues jane legalizuar ne pronen e tjetrit dhe kur ne Kushtetuten e ketij vendi qe aspiron Europen e Bashkuar shpronesimet kryen vetem per interes publik e jo privat. Tek sistemet kadastarle te pacelave pronesore qe u financuan nga BE keta hodhen gjithe emrat e hajduteve pa origjine prone, pa din e iman

    Lini një Përgjigje