TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 09:58

6 miliardë eurot e BE-së për Ballkanin, Rama pret presidenten e Komisionit Evropian

Shkruar nga Pamfleti
6 miliardë eurot e BE-së për Ballkanin, Rama pret presidenten e
Kryeministri Rama pret me ceremoni zyrtare Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e nis sot turin ballkanik, me destinacionin e parë Tiranën.

Fillimisht është pritur nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa tani është në takim me kryeministrin Edi Rama.

Në orën 11:15, ata do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidentja e Komisionit Evropian, ka zhvilluar takime herë pas here me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me në fokus procesin e negociatave për anëtarësim. Që kur ka marrë këtë detyrë, Von der Leyen e ka shprehur se është e përkushtuar ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përpos procesit të negociatave, do të diskutohet edhe Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027.

Tirana mirëpret sot dhe nesër Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e BE dhe investitorë nga e gjithë bota.

I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes për zhvillimin e rajonit. Pas tij, do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

6 miliardë eurot e be-së

Lini një Përgjigje