TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2024, 21:49

Mblidhet Asambleja e PS në Tiranë, Rama ndan detyrat për Veliajn, Manastirliun dhe Spiropalin

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet Asambleja e PS në Tiranë, Rama ndan detyrat për Veliajn,

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e PS në degën e Tiranës. Pas Asamblesë së Përgjithshme dhe përcaktimit të drejtuesve politikë, kryeministri ka nisur takimet në bazë për prezantimin e tyre. Rama ka prezantuar Veliajn, Manastirliun dhe Spiropalin, si drejtues politikë në qarkun e Tiranës. Të pranishëm ishin Veliaj e Manstirliu, ndërsa Spiropali mungonte.

Sipas ndarjes, Erion Veliaj do të jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, Ogerta Manastirliu do të merret me strukturën e partisë në bashkinë Tiranë ndërsa Elisa Spiropali do të merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Në fjalën e tij Rama ka kërkuar që të anëtarësohen në parti sa më shumë persona të rinj. Ai kë kërkuar që të dilet derë më derë dhe synimi është të sigurohen mbi 84 mandate në Parlament. Sipas Ramës, Veliaj ka për të drejtuar edhe bashkinë, prandaj ka kërkuar më shumë punë nga Spiropali dhe Manastirliun.

Lini një Përgjigje