TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2024, 19:55

Mandati i Xhaçkës, Bardhi thirrje SPAK-ut: Hetoni moszbatimin e urdhrit të Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i Xhaçkës, Bardhi thirrje SPAK-ut: Hetoni moszbatimin e
Gazment Bardhi

Mbrojtja politike që socialistet vijojnë ti japin Olta Xhaçkës, solli reagimin e ashpër te demokratëve.

Deputeti Gazment i ka bërë thirrje SPAK-ut , të hetojë moszbatimin e urdhrit të Gjykatës Kushtetuese, për të dërguar menjëherë në “Kushtetuese” mocionin e deputetëve të opozitës për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

“Nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese praktikisht ne jemi në diktaturë. Kanë rënë parimet bazë të funksionimit të shtetit ligjor dhe kjo deklaratë e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile.

Në një kohë që socialistët presin t’i drejtohen në vjeshtë Komisionit të Venecias, për t’i marrë mendim për çështjen, demokratët iu drejtuan SPAK duke i kërkuar të vihet në lëvizje.

Thirrja ime shkon për SPAK, moszbatimin i vendimit të GJK-së është vepër penale. Pres të ndiqet i njëjti standard nuk mund të ketë një drejtësi për Sali Berishën e një drejtësi për Edi Ramën”, u shpreh Bardhi.

Lini një Përgjigje