TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2024, 19:33

Basha kujtohet tani për lista 100 për qind të hapura, del kundër draftit Rama-Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Basha kujtohet tani për lista 100 për qind të hapura, del

Ish-kreu i demokratëve Lulzim Basha ka dalë kundër marrëveshjes së PS-PD për Reformën Zgjedhore, e cila parashikon që 1/3 e listave të jetë e mbyllur dhe 2/3 e hapur. Edhe pse ishte mbi 8 vite në krye të Partisë Demokratikë, ai është kujtuar tani të dorëzojë në Kuvend amendamentin që parashikon lista 100% të hapura.

“Sapo kam dorëzuar zyrtarisht në Shqipëri amendamentin që parashikon listat e Kuvendit të hapura”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, PS dhe PD ka bërë një pazar kundër interesave të qytetarëve, për të futur në lista deputetë që i shërbejnë kryetarëve të tyre.

“Mundëson që një forcë politike mos të detyrohet me parimet themelore të demokracie të dorëzojë një listë të mbyllur, por një listë të hapur me shumë emra, e cila do të jetë baza e vetme për deputetët e ardhshëm. Deputetët do zgjidhen emër për emër, duke respektuar kuotat gjinore nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive.

Është dorëzuar sot dhe nesër do jetë një nga testet për të mundësuar që Partia Demokratike Euroatlantike të garojë me një listë 100% të hapur, pavarësisht nëse PS dhe Rithemelimi duan të vazhdojnë në rrugën pa krye të listave të mbyllura.

Do vazhdojmë betejën, për të mos pranuar listat e mbyllura si këtë pazar të shëmtuar të kësaj mbrëmjeje, si të vendim objektiv të një grushti deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet. Dy kampet Berisha dhe Rama po mbyllin listat për t’ju shërbyer kryetarëve të tyre”, tha më tej Basha.

Lini një Përgjigje