TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2023, 17:46

Luigi Soreca injoron Berishën dhe Bardhin, takohet me Jorida Tabakun

Shkruar nga Pamfleti

Luigi Soreca injoron Berishën dhe Bardhin, takohet me Jorida Tabakun

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar pasditen e sotme deputeten e PD-së dhe njëkohësisht kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku.

Edhe pse luftën në opozitë po e bën Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, Soreca ka zgjedhur të mos përfshihet në luftën brenda PD-së dhe ka vendosur që nga radhët e opozitës të takoj Tabakun.

Lajmin për takimin, e bëri të ditur vetë Tabaku me anë të një postimi në platformën “X”, ku tha se diskutoi me ambasadorin Soreca për luftën ndaj korrupsionit, hapësirën e opozitës nëpër komisione dhe shkeljen e të dhënave TIM-s.  

Prita sot @LSorecaEU në Parlament për të diskutuar rolin e saj të ri në procesin e integrimit dhe sfidat e ardhshme. Fokusi ishte lufta kundër korrupsionit, hapësira për opozitën në parlament nëpërmjet komisioneve hetimore, shkeljet e të dhënave TIM dhe nevoja për t'u përshtatur me GDPR”, shkruan Tabaku. 

soreca tabaku opozita

Lini një Përgjigje