Granit Gjana do të jetë Prefekti i ri i Kukësit. Qeveria ka marrë sot një sërë vendimesh dhe një ndër to është ndryshimi në Prefekturën e Kukësit, ku është shkarkuar Albert Halilaj dhe në vend të tij është emëruar Granit Gjana. Halilaj kanidon për kryetar bashkie.
Gjana aktualisht mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit. Po ashtu Gjana mori drejtimin e bashkisë pas skandalit të Safet Gjicit, i cili u shkarkua na detyra.
Ai ka një karrierë të gjatë në këtë bashki dhe kryeministri ia vendosur t’i besojë çelësat e Prefekturës. Më 24 shtator Kukësi do të mbajë zgjedhje të reja dhe PS garon me Halilajn.
Granit Gjana ka lindur në vitin 1992. Ai ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit. Ai është diplomuar fillimisht për Informatikë dhe më pas Administrim Biznesi. Në vitin 2016 ka shërbyer si Asistent Lektor në Tirana Business University College. Në vitin 2019 u emërua Drejtor i Kabinetit, Bashkia Kukës dhe më pas nënkryetar.
Lini një Përgjigje