TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2023, 15:35

Zgjedhjet në Kukës, Kulluri: Situata është sërish problematike, por Vata në avantazh për të fituar

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kukës, Kulluri: Situata është sërish

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka folur lidhur me zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator në Kukës.

Ai theksoi se situata është problematike por të paktën këtë herë në Kukës nuk kandidohet me dy kandidatë.

Më tej ai tha se Emri Vata ka avantazh për të fituar zgjedhjet ndërsa e ka këshilluar që të bëjë fushatë pozitive.

“Çdo bashki është e rëndësishme. Situata është problematike prapë, por është më mirë se sa në disa bashki ku kishte dy kandidatë. Tërheqja e Rexhmatit është një avantazh për Vatën, për të fituar. Kukësi Tropoja dhe Shkodra kanë qenë goditje të rënda për PD, por uroj të rikuperohet. Zgjedhjet treguan se demokratët nëse ka kandidatura të mira e çojnë votën në kuti. Kjo është përgjegjësi e Vatës, të tregojë se është alternativë e mirë. Nuk ka asnjë arsye që mos ta arrijë fitoren. Nuk fitohen zgjedhjet vetëm duke kundërshtuar qeverinë dhe fushata negative. Opozita e ka për detyrë të bëjë një fushtatë pozitive për atë që u ofron qytetarëve", tha Kulluri për "Euronews Albania".

kulluri emri vata avantazh zgjedhje fitore

Lini një Përgjigje