TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2025, 21:19

Lëvizje e re në PD? Alimehmeti zbardh detaje nga takimi me Salianjin

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizje e re në PD? Alimehmeti zbardh detaje nga takimi me Salianjin

Për rreth tre orë, kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, ish deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave në një takim hermetik kanë diskutuar për të ardhmen e partisë.

Kjo ka ngjallur edhe zërat se në PD mund të ketë nisur tashmë një lëvizje e brendshme.

Mbi këtë takim ka folur edhe Ilir Alimehmeti, mjeku dhe kandidati i PD-së më i votuar në Tiranë.

Ishim mes demokratësh në një bashkëbisedim dhe në çdo qark ishte njeriu më i votuar nga qarku përkatës. Njerëzit kanë folur, demokracia kjo është të shkosh të flasësh me njerëzit dhe në radhë të parë të flasësh me ata. Duhej reagim i fortë pasi qeveria është e kapur me skandale, dhe si mund ta bëjmë ne protestën më të fortë, më të qëndrueshme”, u shpreh Alimehmeti në emisionin Top Story.

A beson se me gjithë këto skandale, me një opozitë të fortë do të rrëzohej menjëherë qeveria?” pyeti moderatorja Grida Duma.

Absolutisht po. Ky është edhe një qëndrim zyrtar, PD duhet të forcohet dhe të kuptojë ku ka gabime. Për t’u shmangur edhe nga modelet që nuk kanë funksionuar. Demokratët na thonë vetë, na keni lënë, nuk janë kontaktuar. Demokracia për këtë ka nevojë. Jemi zëri i tyre”, u shpreh Alimehmeti.

Lini një Përgjigje