TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2023, 12:36

“Komisioni Hetimor do ngrihet”, Berisha ju lutet amerikanëve: Hetoni lidhjet e Ramës me McGonigal

Shkruar nga Pamfleti

“Komisioni Hetimor do ngrihet”, Berisha ju lutet amerikanëve:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën që të mos bllokojë komisionin hetimor për skandalin “McGonigal”.

Në një konferencë shtypi ai kërkoi nga amerikanët që ta hetojnë këtë skandal. Edhe pse nga dita në ditë i shan, sidomos ambasadoren Kim, tani Berisha kërkon prej tyre ta ndihmojnë në betejën me qeverinë.

Gjobëvënësit  qarkullonin me lejen e kryeministrit, dhe për ‘SKAP’ asgjë s’ka ndodhur. E vërteta është që historia e gjobave nuk është veprim vetëm i McGonigal dhe Duçka e Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. I bëj thirrje FBI të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare, e cila është një nga dosjet më të shëmtuara të botës.

Implikimet e padiskutueshme, terrenin e krijuar në funksion të kësaj gjobëvënieje, sepse në këtë mënyrë do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Njëri tregonte distinktivin, tjetri me krenari të madhe, ambasadoren si folloëers të tij. Uroj që ky problem të hetohet. Ne do kontribuojmë, po përpiqemi. Komisioni Parlamentar hetimor do të krijohet, do s’do Edi Rama”, tha Berisha.

berisha shba mcgonigal

Lini një Përgjigje