TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 09:48

Jo gjithçka shkoi vaj, skandalet e Blendi Klosit në Vlorë dhe përpjekja për t’i mbuluar

Shkruar nga Pamfleti
Jo gjithçka shkoi vaj, skandalet e Blendi Klosit në Vlorë dhe
Blendi Klosi dhe Edi Rama

Pavarësisht skandaleve seksuale - fundja kjo Qeveri shquhet për të tilla - ai e mbajti në atë post deri kur Klosi betohej e stërbetohej se kishte hequr dorë nga vesi i bixhozit dhe se tani e tutje do të hynte ne rrugën e Zotit...

Edi Rama duhet ta ketë fort për zemër, ish ministrin e turizmit, Blendi Klosi. Ai është munduar më shume se një herë ta nxjerrë nga bataku ku ish ministri zhgërryhet sa herë gjen mundësinë. Por, me gjithë dëshirën e mirë, përpjekjet e tij, pikërisht kur mendohet se po korrin sukses, dështojnë: Klosi zhytet sërish...

Me këtë qëllim e bëri ministër në mandatin e dytë, e me të njëjtën ide e mban të angazhuar edhe në parti. Blendi Klosi, për karrierën e vet politike të viteve të fundit duhet ti përulet Edi Ramës.

Kështu e pa zyrën e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit para pak vitesh Blendi Klosi. Pasi kishte degjeneruar nga lojërat e fatit dhe i zhytur ne borxhe bixhozi, Kryeministri e mori nga rruga Klosin e pashpresë dhe e bëri ministër. Miq të afërt të tyre thonë se kushti i Ramës ishte që Klosi të hiqte dorë nga veset dhe se ai do të ishte ministër deri kur të mblidhte paratë që i duheshin për të larë borxhet.

Kështu u bë! Klosi e shijoi fort periudhën e ministrit. Aventurat e tij me bashkëpunëtore të afërta kanë qarkulluar deri vonë, edhe të dokumentuara madje, ama borxhet i lau. Kryeministri zemërbutë në këtë rast, e mbajti fjalën.  Pavarësisht skandaleve seksuale - fundja kjo Qeveri shquhet për të tilla - ai e mbajti në atë post deri kur Klosi betohej e stërbetohej se kishte hequr dorë nga vesi i bixhozit dhe se tani e tutje do të hynte ne rrugën e Zotit.

Me këtë besim Rama e mbajti shërbëtorin e vet të angazhuar politikisht edhe pasi e hoqi nga ministër e madje e delegoi në këto zgjedhje ne zonën e vet, në Vlorë, ku fitorja ishte e sigurt.

Por Klosi është si ata fëmijët që ku u pëlqen mjalti nuk rrinë dot pa e ngjyer gishtin. Kështu i ka kaluar edhe këto javë në Vlorë. Njerëz afër tij tregojnë se ne apartamentin e marrë me qira, ku teorikisht do të qëndronte gjatë kohës së fushatës, janë regjistruar ndodhi aspak të denja për një politikan të rangut të tij. Fqinjët e përkohshëm kanë njoftuar shumë herë policinë për zhurmat e çuditshme që dëgjonin për net të tëra, por nuk kanë zgjidhur gjë. Pa hequr dot dorë nga veset, Klosi ka qenë vetë organizator mbrëmjesh bixhozi, malli të cilësisë së mirë dhe eskortave ku thonë se zhytej me kënaqësi.

Vlora i tregon bëmat e Klosit e skandalizuar dhe aktualisht impenjimi i të parëve të Tiranës është shumë i madh për të fshirë zhulin që Klosi ka lënë pas.

I vetmi ngushëllim është fakti se PS fitoi bindshëm, gjë që gjithsesi nuk e mbulon dot faktin se një kastë politikanësh me vese mbizotëron ambientin politik dhe jo vetëm.

Si do të sillet Rama kësaj here? Thonë se kur i treguan se çfarë kishte bërë benjamini i vet, qeshi me të madhe. Ama tani që ka kuptuar se i duhet të harxhojë jo pak për të mbuluar skandalin,  nuk është më edhe aq mirëkuptues.../Pamfleti

blendi klosi edi rama skandalet bixhozi

Lini një Përgjigje