TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 12:34

"Je horr, do zvarriteni qelive"/ Incidenti me Nokën dhe Vokshin, Spiropali shkon me urgjencë në Vorë

Shkruar nga Pamfleti
"Je horr, do zvarriteni qelive"/ Incidenti me Nokën dhe Vokshin,
Spiropali shkon me urgjencë në Vorë

Incidenti me Nokën dhe Vokshin në qendrën e votimit ka dërguar me urgjencë, kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Vorë.

Ju rikujtojmë se tensione të larta janë regjistruar në qendrën e votimit nr. 27, në qytetin e Vorës, ku protagonist është bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe një nga aktivistët e Partisë Socialiste.

Në pamjet e publikuara në media Noka shihet teksa i thotë aktivistit të PS “je horr dhe ushtar i Xhabaftëve” dhe i kërkon të dalë nga qendra e votimit, ndërsa ky i fundit ia kthen: “Pranoje humbjen. Unë jam qytetar dhe votues i Vorës. Lini njerëzit të votojnë të lirë.   

Noka ndërkohë para mediave tha se në këtë qendër votimit në Vorë, persona të pajisur me bezha si vëzhgues po dirigjojnë procesin e votimit. Noka pretendon për manipulim, ndërsa kërcënon se ata që po shkelin ligjin “do të zvarriten qelive”. 



spiropali shkon me urgjencë në vorë

Lini një Përgjigje